Emri i këngëtares, Bleona Qereti ishte në listën e publikuar të kandidatëve për Këshillin e ri Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila nëpërmjet një statusi në “Instagram” ka reaguar lidhur me këtë situatë.

Bleona shprehet se nëse do të vendoste ndonjëherë të punonte për një qeveri, do ta bënte vetëm në atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ndërsa kam lindur në Shqipëri, jam një qytetare amerikane! Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës – vendit tim!! Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!” shkruan Bleona Qereti.

Bleona Insta

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb