Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë të votojnë në zgjedhjet e 14 majit, në mënyrë që t’i krijojnë vetes mundësinë që të kërkojnë llogari.

Gjatë një takimi me të rinj që punojnë në call centre, Meta theksoi se ata duhet të votojnë njerëz me integritet.

“Mos u nisni fare në këto zgjedhje se kush ka propozuar këtë, por votoni më të mirët, ata që mendoni se kanë integritet, dhe që nuk ju kanë mashtruar. Votoni për ata të cilët mendoni se mund të sjellin ndryshime dhe t’u japin zgjidhje problemeve tuaja. Kandidatët e opozitës kanë dalë përmes një procesi transparente, që për Shqipërinë është proces i radhë. Ka shumë rëndësi që të shkoni të votoni. nëse nuk votoni, s’keni të drejtë as të ankoheni. Duhet t’i jepni vetes suaj për të kërkuar llogari të tjerëve nesër. A mund t’i kërkoni llogari një kryeministri apo kryebashkiaku nëse ti nuk shkon voton?! Jo! Çelësi i zgjidhjes së këtyre problemeve është vota e lirë. Shikojeni se ku është Kosova. Udhëtojnë si sheikë me charter dhe dhoma gjumi, por merren borxhe për të bërë rrugën 5 herë më të shtrenjtë dhe merren borxhe për lukse dhe qejfe. Ndaj të rinjtë shkojnë në call centre, se ky shtet nuk iu ka ofruar mundësi më të mira.”, tha Meta.

Po ashtu Meta iu drejtua dhe elektoratit gri, që nuk merr pjesë në zgjedhje. “Përgjegjësinë për tiraninë nuk e kanë tiranët, por njerëzit e ndershëm që nuk bashkohen. Kur nuk bashkohen, krijojnë teren për uzurpatoret që të kapin shtetin dhe të përdorin atë për interesin e tyre. këta ndjejnë kënaqësi prej sadisti kur dhunojnë prenë e vetë dhe i bëjnë jetën shqiptarëve të vështirë. Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë. Ky është shqetësim i madh.”, shtoi Meta.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: