Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kavajën, Fisnik Qosja ka zhvilluar një takim në Synej, ku sipas tij mbështetja që ka marrë ka qenë masive.
Në një status në faqen e tij në Facebook ai shkruan se 14 maji do të jetë dita e ndryshimit për Kavajën.
“14 Maj po vjen, dita e ndryshimit po vjen. Mbështetje masive dhe angazhim i jashtëzakonshëm në takimet tona të shumta në Synej! Asgjë nuk e ndal më fitoren tonë! Ju presim sonte, në mitingun tonë madhështor në qendër të Kavajës”, shkruan Qosja.
Kandidati Fisnik Qosja publikon videon: Momenti më emocionues i fushatës, standardi mizerabël me të cilin është trajtuar imazhi i Kavajës në 4 vjet
Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” në Kavajë, Fisnik Qosja ka publikuar një video mbi gjendjen ku ndodhet sot futbolli në Kavajë.
A e ka cilësuar atë si momentin më emocionues të fushatës.
Statusi i Qosjes
Ndoshta momenti më emocionues i kësaj fushate.
Ju ftoj ta ndiqni miq!
Por edhe ilustrimi më kuptimplotë mbi standardin mizerabël me të cilin është trajtuar imazhi dhe identiteti i Kavajës në këtë katër vjeçar!
