KUKËS- Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Kukësit, Hasan Halilaj deklaroi sot se do të dorëzojë një kërkesë-padi në drejtim të deputetit të Partisë Demokratike të këtij qarku, Flamur Noka, ndërsa e akuzon për shpifje në drejtim të tij dhe familjes.

Në një deklaratë drejtuar mediave, Halilaj pohoi se deputeti i PD-së e ka akuzuar atë se ai disponon një bankë, gjë që sipas kandidatit të majtë nuk është e vërtetë.

“Flamur Noka shpifje ndaj meje e familjes sime. Shumë shpejt do të bëj edhe kallëzim penal ndaj Nokës. Ai më akuzoi se kam bankë, e për dyfishim milionash euro. Akuzat për këto dhe nepotizëm familjar, janë shpifje. Noka më akuzoi se kandidoj për dyfishimin e milionave”, tha Halilaj.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: