ERSEKË- Kandidati i majtë për Bashkinë e Erseks, Arben Malo ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në këtë qytet, ku një 27-vjeçar ka hedhur një karrige gjatë aktivitetit të PD-së, duke plagosur një të moshuar.
Në një lidhje telefonike për Neës24, Malo mbështet veprimet e policisë dhe deklaron se ngjarja është fryrë politikisht pasi nuk ka qenë objektiv kreu i PD-së, Lulzim Basha.
“Distancohem nga ngjarja e dhunshme. Jam plotësisht dakord dhe mbështes veprimet e policisë. Ngjarja është fryrë politikisht pasi objektiv nuk ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha. 27-vjeçari Liço donte të qëllonte xhaxhanë e tij. Kolonja nuk shquhet për veprime të tilla të dhunshme. Unë i uroj shërim të shpejt të lënduarit”, ka thënë Malo.
Mbrëmjen e së mërkurës gjatë prezantimit të kandidatit të PD-së për Ersekën Viktor Duro, 27-vjeçari Liço hodhi karrigen duke plagosur një të moshuar.
(m.k/BalkanWeb)
