Kandidati i mbështetur nga Partia Demokratike dhe opozita për Bashkinë e Matit, Eduart Brahilika hodhi sot akuza për parregullsi në zgjedhjet e kësaj të diele, teksa shtoi se ka indicie për këtë deklaratë.

Në një prononcim për mediat, Brahilika u shpreh se komisionerët janë punonjës të bashkisë dhe aktivistë të PS-së.

“Çdo komisioner është punononjës i bashkisë dhe është patronazhist. Kemi indicie për parregullsi dhe po i verifikojmë”,-tha Brahilika.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb