Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka ushtruar të drejtën e tij të votës pak më parë në Mitrovicë.
Hamza i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë sipas bindjeve të tyre personale. “Pres rezultat të mirë”, tha ai për mediat.
Duke folur për pritshmëritë për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve, Hamza theksoi: “Do ta bëj maksimumin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione, të mos ketë vakum institucional dhe vendi të ecë përpara.”
Ai shtoi se deri më tani nuk ka marrë asnjë informacion shtesë rreth rezultatit të zgjedhjeve.
