Aulon Kalaja, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike në Durrës, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Kalaja nuk arriti të siguronte mandatin për një numër të vogël votash në zgjedhjet e 11 majit.

Ai ka depozituar një kallëzim penal lidhur me një vendim të qeverisë për faljen e gjobave disa ditë para zgjedhjeve. Sipas tij, ky vendim ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në rezultatin elektoral.

Kalaja kërkon që SPAK të hetojë ligjshmërinë dhe ndikimin e këtij akti në procesin zgjedhor. Ai thekson se është i vendosur të ndjekë çdo rrugë ligjore për të mbrojtur integritetin e votës.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: