Partia Demokratike do të nisë takimet të shtunën me 3 partitë parlamentare të opozitës në Kuvend, me qëllim dakordësimin e figurës së kandidatit të Tiranës në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ishte i ftuar në emisionin “Kjo javë” ku foli për negociatat që do të zhvillohen të shtunën, jo vetëm me aleatët e vjetër Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka, duke zbuluar se një nga partitë e reja me të cilët ai ka kërkuar bashkëpunim është dhe partia e Arlind Qorit, lëvizja “Bashkë”.

“I kam shtrirë dorën e bashkëpunimit dhe partisë së Arlind Qorit Lëvizja Bashkë dhe pse ideologjikisht dhe pse kemi 180 gradë qëndrim të kundërt, por nëse kemi kundërshtarë të përbashkët , i besoj ato që thonë dhe i qëndrojnë atyre. Nëse duam, të jemi praktikë të rrëzojmë Ramën, Hajde të bashkojmë forcat”, tha Këlliçi.

Belind Këliçi: Nesër kemi 3 takime me aleatët, me 3 parti parlamentare, Mediu, Dule, Duka . Ne do të futemi me cdo forcë politike. Ne do ulemi me cdo forcë polituke dhe me zotin Shehaj/

Cili është profili I kandidatit që do të kemi.

Me të gjithë, I kam shtrirë dorën e bashkëpunimit dhe partisë së Arlind Qorit Lëvizja Bashkë dhe pse ideologjikisht dhe pse kemi 180 gradë qëndrim të kundërt, por nëse kemi kundërshtarë të përbashkët , i besoj ato që thonë dhe i qëndrojnë atyre. Nëse duam, të jemi praktikë të rrëzojmë Ramën, Hajde të bashkojmë forcat.

Takimet tona do të kenë në fokus diskutimet në parim për profilin e kandidatit të bashkisë.

thonë dhe i qëndrojnë atyre. Nëse duam, të jemi praktikë të rrëzojmë Ramën, Hajde të bashkojmë forcat”, tha Këlliçi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb