Kandidati socialist José Seguro, sipas sondazheve kryeson me 63% të votave në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën sot në Portugali, nga 67% të votave të numëruara.
Nga ana tjetër kundërshtari i tij, André Ventura, raportohet se ka marrë 37% të votave.
Në raundin e parë të zgjedhjeve tre javë më parë, Seguro mori më shumë vota me 31%, por nuk arriti shumicën absolute të nevojshme për të fituar.
Presidenti i Portugalisë gëzon kompetenca të zgjeruara, përfshirë të drejtën për të vendosur veto ndaj ligjeve, për të shpërndarë Parlamentin dhe për të shpallur zgjedhje të parakohshme.
