Simon Mirakaj, ka treguar për herë të parë në lihdje me debatin e krijuar pasi emri i tij u propozua si anëtar i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Pavarësisht kandidimit, ai nuk u votua me pretendimin se ai ishte propozuar nga Sali Berisha.

Mirakuj tha se më shumë keq i erdhi për gjuhën e përdorur nga një nga eksponentët e PD, Gazment Bardhit, se me pjesën që emri i tij nuk u votua.

Në një intervistë për emisionin “log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Mirakaj tha se e gjitha është stisur nga Gazment Bardhi, ndërsa theksoi se vetë Enkelejd Alibeaj u kishte kërkuar deputetëve që të mos mbështesnin kandidaturën e tij.

Pjesë nga diskutimi:
Xhafo:
Kë fajësoni për faktin që nuk u votuat në parlament”? Taulant Ballën apo zotin Beisha që nuk heq emrin e tij nga lista propozuese?

Mirakaj: Ju falënderoj për ftesën. Unë do ta filloj me diskutimin që bëri Gazment Bardhi. Nuk u shqetësova për veten time për këto deklarata e zotit Balla. Ajo që më tronditi ishte mënyra e demonstrimit të zotit Bardhi dhe fjalori i tij. Si ka mundësi që një personalitet i politikës tu thotë kolegëve deputetë të së majtës që jeni të pafytyrë. Kjo më shqetësoi, kjo më tronditi, ne nuk jemi armiq me njëri tjetrin. Por ky fjalor nuk mund të përdoret as nga adoleshentët jo nga një personalitet, gjuha më tronditi më shumë sesa kundërshtimi i votës për mua.

Xhafo: Ju po thoni që zoti Bardhi e ka veçuar emrin tuaj?

Mirakaj: Sigurisht. Për mua strumbu8llar i kësaj është zoti Bardhi. Unë nuk jam personi që e kam vënë në listë zotin Berisha për deputet, është ish-kryetari Basha bashkë me zotin Bardhi. Unë e respektoj edhe mendimin kundër, jemi në demokraci, sigurisht unë që kam dit të qëndroj në kohë të vështira do t’i të fal edhe në kohë paqeje./Unë kam 30 vjet në administratën shtetërore dhe nuk mësohem dot me këtë mënyrë ekspozoje, me këtë lloj fjalori, që rrugëzgjidhjen kanë tek sharjet.

Xhafo: A keni patur komunikim të drejtpërdrejtë me zotin Berisha?

Mirakaj: Jo.

Xhafo: Unë do ju kisha thënë që t’i kërkonit zotit Berisha të tërhiqej, do e bënit?

Mirakaj: Unë nuk i kam thënë zotit Berisha as vër firmën, nuk i them as hiq firmën. Kam respekt për zotin Berisha. Unë për hir të së vërtetës, ligji jonë për tu paraqit në Komisionin e Ligjeve kërkojnë të kesh firmën e 28 deputetëve, dhe mua më kanë thënë gjithë deputetët që e kemi për nder të të mbështesim. Më vunë në dijeni se zoti Alibeaj i kishte thënë mos mblidhni fiorma për zotin Mirakj, por deputetët nuk ju përgjigjën këtij urdhri.

Vangjeli: Zoti Mirakaj nuk është viktimë. E refuzojë këtë fjalë të të gjitha kuptimet. Këtu ka një ngërç politik dhe një opid të theksuar politike. Nuk isha dakord kur vetë zoti Miraka tha se politikanët shqiptarë flasin me një gjuhë si adoleshentë, kur vetë politika shqiptare nuk e ka kaluar adoleshencën, me hormone që ju ulërijnë, me një portret të dëmtuar. Gjëja që shënohet këtu ka të bëjë me një ngërç që ka të bëjë me firmën e zotit Berisha, ai është deputet i plotë. Vendimi i socialistëve nuk mund të vazhdojë të jetë i tillë, Berisha është një deputet i zgjedhur nga populli, sa kohë është në atë sallë vota e tij ka të njëjtën vlerë si gjithë të tjerët. Artifici i socialistëve është i gabuar, herët ose vonë do ketë probleme. Herën e parë kishte të bënte me rezolutën e Bosnjës, gjithë skena e socialistëve kishte të bënte me një kurth që vetë zoti Berisha e hapi dhe ata ranë në mënyrë të tmerrshme. Socialistët kanë ngritur një mur që nuk e kalojnë dot. Zëmë se nesër Berisha propozon një rezolutë për Shqipërinë dhe SHBA, do të votojnë kundër, po jap një shembull për të kuptuar absurdin e këtij vendimi. E dyta që është dhe më e trishtueshme, nëse zoti Alibeaj u ka kërkuar deputeteve të tij mos votojnë Mirakajn tregon një hipokrizi të frikshme brenda grupit të tij, që nuk është më e ndryshme se kjo gafë e socialistëve. PD duhet të gjejë forca që për hir të betejës me zotin Berisha mos krijojnë gjëra të përkundura.

Bozdo: Kam ngelur pa fjalë kur kam parë zhvillimet e sotme.

Xhafo: Pse: Taulant Balla hëngri presionin e Gazment Bardhit?

Bozdo: Jo për këtë jo. Ata nuk janë konseguentë sepse kandidatura e zotit Mirakaj ka kaluar edhe me firmat e komisionit të drejtuar nga anëtarja e PS. Për sa kohë kemi 28 firma deputetësh kandidatura e zotit Mirakaj duhet të shkonte të votohej. Kur dëgjoji sot zotin Alibeaj i cili thotë ne nuk e kemi problemin me zotin Mirakaj por me zotin Berisha i cili ka firmosur kandidaturën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: