Golashënuesi më i mirë i Bayern Munich, Harry Kane, theksoi se fitimi i Topit të Artë është një nga qëllimet e tij më të mëdha në karrierë. Sipas tij, megjithëse ky çmim mund të duket si një arritje personale, në praktikë është rezultat i punës së të gjithë ekipit.

“Do të doja shumë ta fitoja Topin e Artë! Në thelb është një trofe ekipor që e fiton individi më i mirë nga ai ekip.

Do të jetë një fitues i Champions ose një fitues i Kupës së Botës… Do të ishte pothuajse sezoni perfekt” – tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb