Departamenti Amerikan i Shtetit dhe i Thesarit sanksionuan të mërkurën 300 individë dhe subjekte të tjera në Rusi dhe në mbarë botën, të cilët i akuzon se kanë lidhje me “ekonominë e luftës” të Moskës.

Sipas Departamentit të Thesarit, masat e fundit synojnë individë dhe kompani të dyshuara se i mundësonin Moskës t’i shmangej embargove perëndimore.

“Veprimet e sotme godasin rrugët e tyre të mbetura për materiale dhe pajisje ndërkombëtare, duke përfshirë mbështetjen e tyre në furnizimet kritike nga vendet e treta,” tha Sekretarja e Thesarit Janet Yellen.

“Ne po rrisim rrezikun për institucionet financiare që merren me ekonominë e luftës së Rusisë dhe po eliminojmë shtigjet e evazionit dhe po zvogëlojmë aftësinë e Rusisë për të përfituar nga aksesi në teknologjinë e huaj, pajisjet, softuerin dhe shërbimet e tjera.”

Të dy departamentet kanë lëshuar një interpretim të ri të urdhrave ekzekutivë ekzistues që i ndalojnë qytetarët amerikanë që t’i ofrojnë kujtdo në Rusi “shërbime konsulence dhe dizajni IT”, si dhe “shërbime mbështetëse të TI-së dhe shërbime të bazuara në renë kompjuterike për softuerin e menaxhimit të ndërmarrjeve dhe dizajnimin dhe prodhimi e software.”

Departamenti i Thesarit ka ripërcaktuar gjithashtu bazën ushtarako-industriale të Rusisë për të përfshirë të gjithë personat e sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14024 – përfshirë Sberbank dhe VTB – që do të thotë se institucionet financiare të vendeve të treta “rrezikojnë të sanksionohen për kryerjen ose lehtësimin e transaksioneve të rëndësishme ose ofrimin e ndonjë shërbimi”. atyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb