Diego Jota, sulmuesi i Liverpool ndërroi jetë pas një aksidenti në provincën e Zamorës në Spanjë. Sipas raportimeve të para, makina tip Lamborghini, doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome ndërsa po parakalonte një automjet tjetër dhe më pas u përfshi nga flakët.

Lojtari shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili ka ndarë dhomat e zhveshjes me Jotan gjatë kohës kur luante te The Reds, ka bërë një postim në rrjetet sociale. “Prehu në paqe, vëlla”, shkroi Shaqiri, bashkëngjitur me një foto.

Vlen të theksojmë se Jota luajti përkrah Xherdan Shaqirit, ndër të tjerë, në sezonin 2020/21. Të dy luajtën së bashku në gjithsej tetë ndeshje.

 

Auto 14a12c16 0a61 43c0 Bbcc E2fd8d72fc221751542565
Auto 14a12c16 0a61 43c0 Bbcc E2fd8d72fc221751542565

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb