Për herë të 3 në 5 vitet e fundit, Liverpool prek gjysmëfinalet e Champions League. Të kuqtë e Jurgen Klopp janë një skuadër fantastike, në shifra dhe në lojë, një nga favoritët kryesor për ti shkuar deri në fund turneut më prestigjioz në Evropë. Fitorja 1-3 në sfidën e parë përballë Benfikës i jepte një bonus shumë të madhe ishullorëve, në “Anfeild” tekniku gjerman u kujdes të bënte një rotacion të lehtë, duke lënë disa nga yjet e tij pushim, Salah e Mane.

278106772 10161227755527573 8246841302611510448 N
278106772 10161227755527573 8246841302611510448 N

Pavarësisht këtij fakti, Konate realizoi në minutën e 21-të duke i bërë gjërat edhe më të lehta ekipit anglez. Të vetëdijshëm për fatin e tyre, Benfika nuk hoqi dorë nga loja sulmuese dhe në minutën e 32-të Ramos barazoi shifrat. Në pjesën e dytë, Bobi Firmino realizoi një “dopjetë”, përpara se Yaremchuk dhe Nunez të shënonin për Benfikën duke sigluar rezultatin final në 3-3.

Jurgen Klopp
Jurgen Klopp

Në letër, Liverpool ka më shumë se një arsye për të festuar pasi në gjysmëfinale përballen me Villarreal, por Klopp nuk e sheh në këtë mënyrë: “Në të dy përballjet me Bayern e meritonin të kalonin më tej. Villarreal ka praktikisht trajnerin më të suksesshëm në botë për kupa, pra ai e di se çfarë bën, ka një skuadër shumë të mirë. Do të jetë një ndeshje e fortë, një ndeshje e vështirë, nëse do të ndodh e kundërta do të ishte diçka e çuditshme”, u shpreh Klopp në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb