Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot në Lushnje, kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e këtij qyteti për zgjedhjet vendore. Ilir Bano gjatë fjalës së tij u shpreh se vula e PD-së është e uzurpuar.

Për këtë ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se Ilir Bano ka punuar më herët me LSI-në për të sjellë në pushtet Partinë Socialiste.

Sipas tij, Bano ka punuar prej vitesh në mbështetje të kandidatëve të PS-së për zgjedhjet vendore të 2015-ës dhe 2017-ës, respektivisht Fatos Tushen dhe Tatiana Piron.

 

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Koalicioni LSI – PDK në Lushnjë paska shpifur sot kundër PD.Demokratët e Lushnjës e kanë të qartë se kush i ka shërbyer Edi Ramës në Lushnjë që nga 2007.
Faktet më poshtë po i listoj për çdo demokrat në Shqipëri, se demokratët e Lushnjës janë të qartë:

? Është fakt që kandidati i LSI+PDK Elton Ilir Bano në 2007 ka punuar për kandidatin e LSI për Bashkinë Lushnje Albert Sanxhaku kundër kandidatit të PD Florian Dani.

? Është fakt që kandidati LSI -PDK Elton Ilir Bano në 2011 ka këmbëngulur dhe mbështetur që Bashkia Lushnjë t’i lihet zonë e lirë LSI.

? Është fakt që kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në 2013 ka punuar për LSI duke mbështetur ardhjen në pushtet të Edi Ramës.

? Është fakt se kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në 2015 ka mbështetur kandidatin e PS-LSI Fatos Tushe kundër kandidatit të PD Darien Xhindoli.

? Është fakt që kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në vitin 2017 ka punuar hapur për kandidaten e Partisë Socialiste Tatiana Pirro duke mbështetur qëndrimin në pushtet të Edi Ramës.

? Është fakt që në 2022 kandidati i LSI-PDK Elton Ilir Bano po shërben si oksigjen për kandidaten e Edi Ramës në Lushnjë në dëm të demokratëve lushnjarë dhe Partisë Demokratike.

Strehimi i Elton Ilir Banos në “Shtëpinë e Ilirit” dhe LSI nuk është lajm i ri për demokratët e Lushnjës; është thjesht bashkëpunimi i radhës! ?Ndërkohë që demokratët e Lushnjës janë bashkë, në shtëpinë e tyre – Partinë Demokratike, në mbështetje të kandidatit të PD Indrit Sefa, kundër Edi Ramës dhe kandidates së Taulant Ballës në Lushnjë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: