Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blackmail”. Arrestohen 3 shtetas të cilët kanosnin një shtetase të mitur, për dhënie parash, për mospublikimin e një fotoje personale të saj, në rrjete sociale. Sekuestrohen 3 aparat celularë.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, bazuar në kallëzimin e marrë se një 15-vjeçare kanosej nga 3 shtetas për dhënien e pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”.
Tre persona janë arrestuar nga policia e Kamzës, për shkak se dyshohet të kenë shantazhuar një vajzë të mitur 15 vjeçare. Në pranga ka rënë Orgito Nika, 19 vjeç dhe dy të mitur të moshës 17 vjeç dhe 14 vjeç, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie pasurie”.
Tre djemtë, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur të miturën, nëpermjet një foto personale, të cilës i kanë marrë në kohë të ndryshme shumën, rreth 300 000 lekë . Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët e të arrestuarit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët e të arrestuarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
