Policia ka shpallur në kërkim tre shtetas pasi kanë kanosur në ambientet e punës së saj, për shkak të detyrës një punonjëse të Bashkisë Kavajë.

Blutë bëjnë të ditur se D. Q., 56 vjeçe, punonjëse e bashkisë Kavajë ka bërë kallëzim për kërcënim nga tre persona.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:
J. B., 33 vjeç, S. B., 36 vjeç dhe K. M., 37 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja D. Q., 56 vjeçe, punonjëse e bashkisë Kavajë, se dje, këta tre shtetas e kanë kanosur në ambientet e punës së saj, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb