Një person ka rënë në prangat e policisë pasi këtë të enjte, rreth orë 14:30 kanosi me mjet prerës dhe i grabiti një taksisti një shumë parash.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Tiranë-Durrës.
Njoftimi i policisë:
-Rreth orës 14:30, një shtetas, dyshohet se duke kanosur me mjet prerës, drejtuesin e taksisë me të cilën lëvizte në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, i ka vjedhur një shumë parash dhe një varëse.
Si rezultat i reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar është lokalizuar, neutralizuar dhe po shoqërohet në ambientet e Policisë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, do të ketë njoftim të plotë.
