Policia e Korçës ka arrestuar tre persona dhe proceduar penalisht një shtetase tjetër, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe shtetas D. L., 21 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tip automatik, një 15-vjeçare dhe një 20-vjeçare.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. B., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur “Përroi i Selenicës”, në Kolonjë, duke transportuar 40 krerë bagëti, të cilat dyshohet se i ka vjedhur në shtetin grek dhe më pas i ka kontrabanduar në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër. Nga ana e Policisë po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja” me pasoja të rënda dhe “Kontrabanda me mallra të tjera” kryer në bashkëpunim.
————-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 21 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë.

Më datë 04.09.2021, në fshatin Gjonomadh, ky shtetas për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tip automatik, një 15-vjeçare dhe një 20-vjeçare. Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
‐————
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H., 27 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll, pasi në këtë fshat 27-vjeçari, u kap duke vjedhur një sasi prodhimi bujqësor në pronësi të shtetasit J. B.
————–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal për shtetasen Sh. T., 45 vjeçe, banuese në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar pranë banesës së saj, u konstatua një objekt i ndërtuar me blloqe betoni, pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb