TIRANE– Ligjet e Kanunit kanë shërbyer për shumë kohë si norma shoqërore dhe si një sistem vetëqeverisës që mbizotëronte në viset e malësive të Shqipërisë së Veriut në kohën kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane.
Kanuni i Lekë Dukagjinit që daton që para 500 viteve është komentuar dhe studiuar shumë, ndërsa tashmë ai mund të gjendet edhe në platformat app store për telefonat Android.
Nuk dihet kush e ka krijuar aplikacionin ‘Kanuni’, por komentet për të kanë qenë pozitive.

(d.d/BalkanWeb)
