Fund i pabesueshëm në derbin klasik të futbollit skocez mes Rangers dhe Celtic, këtë herë i vlefshëm për kupën e Skocisë. Pas një ndeshjeje spektakolare, Celtic triumfoi 4–2 pas kohës shtesë, duke eliminuar rivalët e përjetshëm nga gara. 90 minutat e kohës së rregullt dhe koha shtesë u mbyllën pa gola, ndërsa pas goditjeve nga pika e bardhë e penalltive ishin miqtë që u treguan më të saktë. Nedim Bajrami u tregua i saktë nga ruleta ruse, me mesfushorin e kombëtares tone, që hyri në fushën e lojës në minutën e 77 të ndeshjes.
Por drama nuk përfundoi me vërshëllimën e fundit të arbitrit. Ndërsa lojtarët dhe tifozët e Celtic festonin kualifikimin, fusha e stadiumit Ibrox u pushtua nga tifozë të të dyja skuadrave, duke shkaktuar një përleshje të ashpër. Në stadium shpërthyen tensionet me hedhje tymuese dhe fishekzjarresh, ndërsa situata u vu nën kontroll vetëm pas ndërhyrjes së policisë dhe stewardëve.
“It is an ugly, ugly end to what has been a superb game of football”
Chaos breaks out on the pitch at Ibrox as both sets of fans end up on the pitch following Celtic’s penalty shootout win over Rangers pic.twitter.com/m8cmSHEkGM
— Premier Sports (@PremSportsTV) March 8, 2026
Incidentet ndodhën në derbin e parë “Old Firm” ku, pas gati dhjetë vitesh, ishte lejuar një numër i madh tifozësh mysafirë në stadium. Për shkak të përplasjeve të shumta në të kaluarën mes tifozërive të dy klubeve të Glasgout, në vitin 2023 ishte vendosur ndalimi i tifozëve mysafirë në këto ndeshje.
Ky rikthim i tyre në stadium konsiderohej si një provë për të testuar sjelljen e tifozërive. Një eksperiment që, sipas asaj që ndodhi në Ibrox, rezultoi qartë i dështuar.
