Zhvillohet këtë të premte mbledhja në Komisionin e Etikës. Anëtarët e Partisë Demokratike, Oerd Bykykbashi, Saimir Korreshi dhe Blendi Himçi, kanë mbërritur në Kuvend.
Sipas kërkesës zyrtare të depozituar nga Grupi Parlamentar i PS-së, kërkohen masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës, pas kaosit që përfshiu Kuvendin, një ditë më parë.
Përfaqësuesit e opozitës kërkojnë që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura. Korreshi është shprehur se mbledhja duhet të jetë e hapur.
“Do të duhet që mbledhja të jetë e hapur. Po kërkoni të përjashtoni 29 deputetë të opozitës pa të drejtë. Kërkoj që të na vini në dispozicion provat dhe që ato të jenë publike”, tha ai.
