Një kaos u shkaktua në një fluturim për në Brazil, me një përleshje të egër mes shumë grave, të cilat goditën njëra-tjetrën ndërsa pasagjerët e tjerë shikonin të hutuar.

Skenat kaotike janë shkaktuar në një fluturim të Gol Airlines, dje të enjten (2/2). Përleshja shpërtheu ndërsa pasagjerët po prisnin të niseshin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Salvadorit në Bahia me destinacion aeroportin Sao Paulo-Congonias në Brazil. Sipas informacioneve, në përleshje janë përfshirë 12 deri në 15 gra. Madje stjuardesat u gjendën në mes të sherrit, në përpjekje për t’i ndarë.

Përleshja thuhet se shpërtheu mes dy familjeve pasi një nënë pyeti një pasagjer tjetër nëse mund të ndërronte vendet me fëmijën e saj, i cili ka nevoja të veçanta. Por kur kërkesa e nënës u refuzua, ajo u zemërua dhe filloi të sulmonte pasagjerin tjetër, sipas mediave lokale.

Video tregon se sherri u përshkallëzua shpejt dhe përfundoi në një përleshje masive mes një grupi grash.

Në video shihet një grua me flokë kaçurrela duke tentuar të kërcejë mbi sedilje për të arritur një pasagjer tjetër. Por ajo frenohet nga një stjuardes mashkull dhe brenda pak sekondash, një tjetër pasagjere që bërtet vrapon drejt gruas dhe fillon t’i tërheqë flokët dhe ta godasë në mënyrë të përsëritur.

Një grua tjetër, e cila kishte veshur një bluzë të bardhë, shihet duke i tërhequr flokët kaçurrela. Mirëpo, gjatë përleshjes, i është shkëputur pjesa e sipërme dhe ajo ka mbetur topless në korridor, duke vënë duart në gjoks për ta mbuluar.

Ekuipazhi përfundimisht arriti të vinte nën kontroll grupin dhe 15 pasagjerë u shoqëruan nga avioni i cili u nis për në destinacionin e tij pas gati dy orësh vonesë.

Deklarata e kompanisë

Gol Airlines tha më vonë në një deklaratë: “Skena në videon që bën xhiron e rrjeteve sociale ndodhi përpara nisjes së fluturimit G3 1659 këtë të enjte nga El Salvador (SSA) për në Kongole (CGH), në Sao Paulo. Personat e përfshirë në skenat e agresionit kanë zbritur dhe nuk kanë vazhduar rrugëtimin. Ne dënojmë çdo akt dhune dhe theksojmë se veprimet e ndërmarra nga ekuipazhi u bënë duke pasur parasysh sigurinë, prioriteti numër një i Golit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb