Pas seancës plot tensione ditën e enjte në Kuvend, Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për BalkanWeb se PS ka kërkuar përjashtimin nga seanca të Ervin Salianjit, Asllan Dogjanit, Isuf Çela, Bledion Nallbatin dhe Lefter Gështenja. Po ashtu, socialistët kërkojnë përjashtimin e Luan Baçit dhe Xhelal Mziut.

Gjatë seancës së kaluar opozita vijoi me aksionin e saj, duke bllokuar seancën, ndërsa u hodhën tymuese dhe shashka në sallën e Kuvendit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb