GJIROKASTER – Policia Kufitare në Kakavijë ka kapur 12 shtetas të huaj, të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil nga Greqia në Shqipëri.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se 12 klandestinët pakistanezë janë kapur në vendin e quajtur “Post Katund”.
Mësohet se këta shtetas kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me Greqinë, për të shkuar në Malin e Zi, ndërsa destinacioni i tyre ishte Gjermania.
(er.nu/BalkanWeb)
