Një ekip nga Komanda e Specializuar e Policisë në Brazil arrestoi dy të dyshuar për grabitje në Aparecida de Goiânia ditën e djeshme. Sipas Policisë Ushtarake, ata do të ishin gati të hipnin në autobus për në Rio de Zhaneiro.

Por ajo që i ka bërë përshtypje policisë braziliane, ishte se mes parave të sekuestruara, policia gjeti euro, dollarë, pesos, madje edhe para shqiptare. Nuk dihet kombësia e grabitësve. Janë sekuestruar rreth 3200 R$ në valutë, pesë palë atlete të importuara dhe një teh çelësi i përdorur në grabitje.

Arrestimi erdhi pas një informacioni anonim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: