GREQI- Policia greke ka realizuar dy operacione të ndryshme anti-drogë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni i parë është zhvilluar në Nea Selefkia, Igumenice, ku është gjetur një automjet i braktisur. Brenda tij u gjeten dhe sekuestruan 42 pako me 144 kg 110 gram marijuane. Rezulton se mjeti është vjedhur ne 13 korrik 2018 në Kordhelio-Evosmu. Policia greke vijon kërkimet për gjetjen e trafikanteve.
Operacioni i dytë u zhvillua në Kompoti, në Arte, ku është kapur një mjet qe vinte nga kufiri gjelbër. Brenda ne mjet u gjeten dhe sekuestruan 100 pako me 102 kg 593 gram marijuane. Policia greke arrestoi drejtuesen e mjetit, femër greke 52-vjec dhe u shpall ne kërkim pronari i mjetit, mashkull grek 29-vjec.
Prej fillimit te vitit e deri sot, ne Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janine, Athine, Selanik, Arte, Kostur, Grevena, Follorine, Aleksandroupoli, policia greke ka sekuestruar rreth 7.4 ton marijuane qe vinte nga Shqipëria.
(BalkanWeb)