Një krap me peshë 21.5 kilogramë është kapur këtë të hënë në lumin Vjosa, në Fier nga peshkatari Petrit Troka, duke tërhequr vëmendjen për përmasat e tij të rralla.
71-vjeçari, i cili merret me peshkim prej rreth 40 vitesh, tha se kjo është vetëm hera e dytë në gjithë karrierën e tij që arrin të kapë një peshk kaq të madh.
Kapja e krapit gjigant konsiderohet një rast i veçantë për peshkatarët e zonës, pasi peshq të këtyre përmasave hasen shumë rrallë në lumin Vjosa.
“E peshkova me bukë misri, me grep. Shumë rrallë ndodh, hera e parë, 18 kg dhe 11 kg kisha nxjerrë. Kanali i Semanit duhet të rrijë i pastër që prodhimi të jetë i lartë dhe krapi të rritet më shumë”, tha ai.
