KURBIN– Policia e Kurbinit ka arrestuar një 49-vjecar, pasi është kapur me lëndë narkotike si dhe 18 kapsolla detonatore elektrike. Në pranga ka rënë Bashkim Hasani, i cili akuzohet për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” si dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Njoftimi i policisë:
Me datë 27.06.2017, nga Seksioni kundër narkotikëve në DVP Lezhe, në bashkëpunim me Komisariatin e Policise Kurbin, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si dhe pas një pune të mirëorganizuar, është goditur një tjetër rast i veprimtarisë kriminale ku u sekuestruan :

– 3.6 kg lëndë e dyshuar narkotike marijuanë
– 18 kapsolla detonatore elektrike

Këto materiale u gjetën dhe u sekuestruan në banesën e shtetasit Bashkim Hasani , 49 vjeç, banues në Gjorem – Kurbin i cili u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 te Kodit Penal

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: