Gati tre ton kokainë, të fshehura në një anije peshkimi, u kapën në Ishujt Kanarie në Spanjë. Pesë anëtarët e ekuipazhit, katër turq dhe një gjeorgjian, kanë rënë në pranga bëri me dije ministria spanjolle e Financave në një njoftim për shtyp.

Anija e peshkimit AKT 1 u kap 300 milje detare (rreth 555 kilometra) në jug të Ishujve Kanarie, në perëndim të bregdetit afrikan dhe u zbulua se kishte “më shumë se 2900 kilogramë kokainë” në depozitën e karburantit, thuhet në deklaratë.

3213438

Vlera e shitjes së drogës llogaritet të kapë shifrat mbi 72 milionë euro. Ndërkaq anija u dërgua në portin e Las Palmas.

Spanja është një nga portat kryesore për futjen e drogën në Evropë, për shkak të afërsisë së saj me Afrikën e Veriut, ku prodhohet kanabisi, dhe lidhjet e saj me Amerikën Latine, ku prodhohet kokaina.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: