Mbrojtësi i kombëtares, Gjimshiti bëri komentin e tij për fitoren 0-1 në Serbi.

E rëndësishme ishte fitorja. Sigurisht që presioni ka qenë shumë i lartë, sepse kishim ndjenjën që kjo ndeshje duhet fituar më patjetër.

Në Shqipëri nuk u ndjeu aq shumë presioni, por kur zbritëm në Serbi u ndje. Madje edhe presioni më i lartë se në finalen e Europa League. Samardzic foli mirë për Kombëtaren tonë.

Fillimi i vështirë, si shkak i nervozizmitit. Gjithë ekipi arriti një fitore shumë të madhe. Komplimenta për Ajetin, shto faktin që ka qenë larg Kombëtaren për një kohë të gjatë.

Kemi shumë kohë bashkë, e njohim, mirë njëri-tjetrin. I falenderojmë tifozët për mbështetjen, janë më të mirët në botë. Sot na kanë shikuar kudo që ka shqiptarë në botë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb