Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, zhvilloi mbrëmjen e sotme një bisedë telefonike me lideren e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado.

Sipas një deklarate të qeverisë italiane, biseda u përqendrua te perspektivat për një tranzicion paqësor dhe demokratik në Venezuelë.

“Në bisedën telefonike u vlerësua bashkërisht se largimi i Maduros nga skena politike do të hapte një kapitull të ri shprese për popullin venezuelian, i cili do të ketë mundësinë të mbështetet te parimet themelore të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës”, thuhet në deklaratën e qeverisë italiane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb