Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi përmes një deklarate të fundit ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin që shënoi kapjen e ish-presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke theksuar se përfundimi me sukses i këtij misioni kërkoi muaj të tërë koordinimi, planifikim të detajuar dhe ekzekutim efikas, falë të gjithë komponentëve të qeverisë federale.
“Ky ishte një operacion i ekzekutuar në mënyrë të përsosur me bashkëpunim dhe besim intensiv midis ekipit të Presidentit Trump”, tha ajo.
“Misioni u krye për ta çuar para ndjekjes penale (Maduron) të lidhur me trafikimin e narkotikëve në shkallë të gjerë dhe veprat penale të lidhura me to që kanë nxitur dhunën, kanë destabilizuar rajonin dhe kanë kontribuar drejtpërdrejt në krizën e shkaktuar nga droga që ka marrë jetë amerikanësh”.
Bondi vëren se SHBA-të ndoqën “çdo mundësi të ligjshme” për të zgjidhur çështjen “në mënyrë paqësore”, por këto oferta u refuzuan nga Maduro.
Ajo shtoi se përgjegjësia për atë që ndodhi u takon atyre që zgjodhën të kryejnë akte kriminale.
