Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka dërguar një mesazh ironik në lidhje me çmimet “The Best” të FIFA-s, të cilin e ka ndarë me mbi 66.6 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

Futbollisti francez ka publikuar në Instagram një imazh me të gjithë titujt, trofetë dhe çmimet që ka fituar me Real Madridin dhe kombëtaren transalpine në periudhën kohore që vlerëson “The Best FIFA Aëards 2022”. Po kështu, Benzema theksoi 63 golat dhe 21 asistet e tij.

333554693 2302843716553080 3199816155571091318 N

Leo Messi ishte fituesi i çmimit më të mirë të FIFA-s për vitin 2022. Karim Benzema dhe Kylian Mbappé shoqëruan argjentinasin në atë podiumin hipotetik të “FIFA The Best”. Benzema, fitues i “Topit të Artë” të fundit, nuk e harroi shokun e tij të skuadrës Vinicius Jr.

Edhe pse një nga futbollistët më të spikatur në botë në muajt e fundit, nuk hyri në 11-shen ideale, sipas çmimeve “FIFA The Best”. Benzema ka bërë lojëra fjalësh në postimin e tij, duke e quajtur brazilianin Bisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb