Loris Karius ka vazhduar kontratën me Newcastle deri në fund të sezonit. Portieri, i cili mbërriti më 12 shtator në transfertë të lirë me një marrëveshje të vlefshme deri më 31 janar, ka zgjatur bashkëpunimin e tij me klubin deri në qershor.

“Gardiani” gjerman nuk ka luajtur asnjë minutë këtë edicion. Aktualisht ai është portieri i tretë, por historia e bukur e dashurisë që po jeton me Diletta Leotta është sigurisht një ngushëllim i madh.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: