Nga: ZONJA VJOLLCA*
350 gr karkaleca
1 qepë e kuqe
1 thelpi hudhër
1 finok
3 qepë të njoma
100 ml uzo
2 domate mesatare
4 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Majdanoz
Fillimisht vendosim tiganin me pak vaj ulliri dhe skuqim karkalecat nga të dy anët derisa të zverdhen. I largojmë karkalecat nga tigani duke i vendosim në një pjatë dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën të grirë imët bashkë me një thelpi hudhër. Sapo qepa të zbutet shtojmë finokun të prerë në feta dhe qepët e njoma të prera në unaza. I trazojmë mirë duke i lenë të zbuten pak dhe më pas i shuajmë me uzo.
Vendosim kapakun dhe e lemë finokun të ziejë në uzo për 1 minutë. Shtojmë dhe domatet të prera në kubikë të vegjël (kryesisht tulin pa lëng) kripë, piper të zi, pak piper djegës nëse dëshirojmë dhe e lemë salcën të ziejë për 5 minuta. Më pas shtojmë karkalecat dhe pak majdanoz dhe e servirim gatimin të ngrohtë duke e shoqëruar me pak makarona ose bukë të thekur.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
