Një traditë që është trashëguar brez pas brezi është ajo e banorëve të fshatit Pojan të Maliqit, të cilët festojnë karnavalet nën emrin Dita e Rrogecëve.

Sipas banorëve të zonës kjo traditë largon të keqen dhe sjell shëndet dhe mbarësi.

Ndryshe nga vitet e kaluara në këtë aktivitet ishin pjesëmarrës edhe përfaqësues nga Tetova të cilët lanë të kuptohet mundësia e bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët në vijimësi të programeve të tjera.

“Është pasioni që bën bashkë këta rinj të vazhdojnë rrugën e të parëve të tyre me po të njëjtin përkushtim duke ruajtur vlerat dhe pse jo ti ndërthurin ato edhe me detaje të tjera bashkëkohore”, tha Klajdi Lulollari organizator i Karnavaleve në Pojan.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: