Mesfushori i Milanit, Luka Modric është ndalur së fundmi të flasë për karrierën.

Ndër të tjera, Modric theksoi se do donte që skuadra e fundit në të cilën do luante do ishte Reali, por nuk ndodhi kështu.

“Daniel Levi, presidenti i Tottenham, kishte qenë shumë i qartë me mua: nuk kishte asnjë shans që ai të më linte të shkoja te “blutë”. Ai më tha se e vetmja skuadër që do të më shiste ishte Real Madridi. Unë, pavarësisht se isha i vetëdijshëm për cilësinë time, mendova se ishte e pamundur që një klub si Real Madridi të më donte. Pastaj, në verë, gjatë një kampi stërvitor me kombëtaren kroate, ata më telefonuan dhe më thanë se donin të më çonin në Bernabeu. Nuk e besoja.”

 

Kroati nuk e fsheh faktin se do të kishte dashur ta përfundonte karrierën në Madrid: “Gjithmonë e kam thënë: këto nuk ishin thjesht fjalë boshe për tifozët, klubin apo këdo tjetër: dëshira ime më e sinqertë ishte të mbyllja karrierën me Real Madridin.”

 

Dhe tani aventura e re me Milanin: “Pas Real Madridit, kudo që të shkosh, është një hap prapa. Është e pamohueshme dhe të gjithë lojtarët mund ta konfirmojnë. Mendoj se kam mbërritur në një klub që, për shkak të historisë dhe reputacionit të tij, është shumë afër Real Madridit dhe për mua, është situata më ideale që mund të kishte ndodhur. Sidomos sepse u rrita me futbollin italian; Milani ishte klubi im i preferuar: kur mendoja se nuk do të isha në gjendje të isha në Real Madrid një ditë, edhe nëse nuk e imagjinoja se do të ndodhte, kur mendoja se ku do të doja të luaja, Milani ishte gjithmonë i pari, menjëherë pas Real Madridit.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb