Deputeti socialist Erion Braçe nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar pas mbledhjes së degës së PS të njësisë 5. Takim ky që u zhvillua në Pallatin e Kongrese, pasi takimit të grupit në Pallatin e Brigadave.

Braçe shkruan se u zhvillua një mbledhje e qetë dhe mirë, ku u trajtuan shqetësimet e qytetarëve.

Kujtojmë se më herët u raportua për ‘përplasje në grupin parlamentar’ mes Elisa Spiropalit dhe kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë ajo çfarë nënkuptohet në mesazhin e Braçes, është se ai vë në pah rëndësinë se karriget nuk janë qëllimi, por puna.

Reagimi i plotë në Facebook:

PARTIA SOCIALISTE ESHTE SHTEPIA JONE;

EDHE E IMJA! PS5ESHTE THELBI, ORIGJINA!

Sot me Asamblene e PS5 kemi bere nje mbledhje shume te mire-te qete, duke folur per shqetesime qytetare dhe te vete partise ne kete njesi, sy me sy e me qellim te qarte zgjidhjen e tyre; respekti per mundin e sakrificen e gjithkujt ne kete organizate, eshte jetik per te tashmen e te ardhmen; puna eshte thelbi yne dhe per te folem, secili dhe te gjithe bashke, duke u perqendruar vecanerisht tani ne te-koha iken e nuk kthehet, ndaj vlen shume tani.

FORCIMI I PS DUKE U HAPUR, PRANUAR, PERFSHIRE TE MAJTE QE DUAN TE ZHVILLOHEN E ZHVILLOJNE IDETE E TYRE BASHKE ME PS, ishte nje tjeter qellim i mire per te cilin folem e do flasim edhe me tej!

KARRIGET NUK JANE KURRE QELLIM, PUNA E PUNET VLEJNE!

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb