4 fitore në 4, 12 pikë të plota, po aq sa Arsenal, por fitorja e Man.City në derbi përballë United po bën shumë zhurmë në Angli, kjo për shkak të golit të Haaland. Derbi u “skuq” që në minutën e 23-të, ku Phil Foden reagoi keq ndaj Bruno Fernandez duke u ndëshkuar drejtpërdrejtë me karton të kuq për gjest anti-sportiv.

Man.United u përpoq të përfitonte nga epërsia numerike, por ishin të pafat si në rastin e Rashford, ku goditja e tij u përplas në shtyllën pingule. Man.City jo vetëm u mbrojt me fanatizëm, por në minutën e 60-të, Erling Haaland me një planzhon të bukur me kokë dërgoi topin në rrjetë. Fillimisht gjyqtari i takimit e konsideroi pozicion jashtë lojë, por pasi rishikoi pamjet në VAR e vlerësoi të rregullt. Pikërisht goli i Haaland shkaktoi kaos më pas, me trupën e arbitrave që u detyruan t’i kërkonin ndjesë publike Man.United, me golin që duhej anuluar pasi Enzo Fernandez ishte pozicion jashtë loje dhe aktiv në atë aksion.

“Djajtë e kuq” u përpoqën në çdo formë të shmangnin humbjen, goditën shtyllën me Mainoo, ndërsa bëri pjesën e tij edhe Donnarumma.

Pavarësisht se suksesi i Man.City u zbeh nga këto episode, Enzo Maresca shijon triumfin e tij të parë në derbi: “Ishte emocionuese të fitoje një derbi me 10 lojtarë. Është gjithnjë bukur të fitosh në inferioritet numerik. Një derbi është një ndeshje speciale, isha i lumtur, por kjo më duket diçka normale. Pas kartonit të kuq, plani i lojës ndryshoi totalisht, por sforco që tregoi ekipi, uniteti i lojtarëve dhe stafit ishin fantastik”, u shpreh ndër të tjera Enzo Marseca pas suksesit 0-1 në derbi përballë United.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb