Në javën e 28-të te Kategoria Superiore do të ketë edhe mungesa për shkak të pezullimeve nga kartonët e verdhë të akumuluar. Tre futbollistë kanë plotësuar kuotën e katër kartonëve të verdhë dhe për këtë arsye do të humbasin ndeshjet e kësaj jave.
Tek AF Elbasani do të mungojë Blaise Lois Tsague, i cili ka arritur në katër kartonë të verdhë dhe do të detyrohet të qëndrojë jashtë përballjes së radhës së skuadrës së tij. Edhe Egnatia do të ketë një mungesë të detyruar. Anio Poçi ka plotësuar gjithashtu numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk do të jetë në dispozicion për sfidën e javës së 28-të.
Ndërkohë, e njëjta situatë paraqitet edhe te Flamurtari, ku Bangali Diavara është pezulluar për këtë javë pas grumbullimit të katër kartonëve të verdhë. Këto mungesa mund të ndikojnë në planet e trajnerëve për ndeshjet e radhës, sidomos në këtë fazë të kampionatit ku çdo pikë bëhet vendimtare për objektivat e skuadrave.
