Organi i mbështetur nga FIFA për rregullat e lojës, i njohur si IFAB, konfirmoi se sulmuesi i Zvicrës, Breel Embolo, nuk duhej të ishte përjashtuar me karton të kuq në çerekfinalen e Botërorit kundër Argjentinës.

Në sqarimin e bërë nga Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit thuhet se VAR mund të ndërhyjë vetëm për të korrigjuar një gabim në identifikimin e lojtarit të ndëshkuar me karton, por jo për të ndryshuar vetë llojin e ndëshkimit në situata si simulimi apo rastet kur arbitri ka marrë tashmë një vendim në fushë.

Kartoni i dytë i verdhë për Embolon, i dhënë pas një rishikimi me VAR për simulim të një faulli, ndryshoi rrjedhën e ndeshjes në minutën e 72-të, menjëherë pasi Zvicra kishte barazuar rezultatin në 1-1. Pas reagimit të IFAB, me siguri zhurma do jetë më e madhe, pasi kundërshtimet ndaj përdorimit të sistemit VAR sa vijnë e shtohen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb