Amir Rrahmani është pezulluar me një ndeshje. Mbrojtësi i Napolit u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Frosinones, në takimin e luajtur në fundjavë.

Në këto kushte, mbrojtësi do të mungojë për kampionët ende në fuqi të Italisë në sfidën kundër Empolit të shtunën. 30-vjeçari ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar edhe dy gola. Për të, ky është sezoni i katërt te Napoli. Më parë, ai ka mbajtur veshur fanellën e Dinamos së Zagrebit dhe Veronës.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb