Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të nisë rinumërimin e 42 kutive të votimit në Qarkun e Dibrës, si pjesë e shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga opozita pas zgjedhjeve të 11 majit.
Rinumërimi do të përqendrohet tek votat preferenciale të koalicionit PD-ASHM.
Gazetari Ergys Gjencaj raportoi për News 24 se rinumërimi i votave për listën e kandidatëve të PD ka përfunduar. Edhe pse ankesa është bërë nga kandidati Xhemal Gjunkshi, ai nuk ka arritur dot të përmbysë rezultatin e votave të zgjedhjeve të 11 Majit.
Vendimi vjen pas pretendimeve për parregullsi në numërimin fillestar dhe synon të sigurojë transparencë dhe besueshmëri në procesin zgjedhor. KAS pritet të përfundojë procesin e rinumërimit në ditët në vijim dhe të dalë me një vendim përfundimtar.
(Balkanweb)
