TIRANË

Në fjalën e tij në seancë plenare, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla theksoi edhe një herë se PS i qëndron marrëveshjes së arritur mes palëve për reformën zgjedhore. Balla kërkoi nga opozita jashtë parlamentare të ndalë sulmet për deputetët në parlament, ndërsa kërkoi nga këta të fundit, konsensus për kalimin e Kodit të ri Zgjedhor.

“Edhe pse vëmendja e të gjithëve duhet të jetë te cështjet që shqetësojne qytetarët për ta kaluar këtë situatë, më duhet si kryetar i grupit parlamentar, të them edhe unë disa konsiderata.
PS i qëndron fjalë për fjalë marrëveshjes së arritur mes dy përfaqësues të Kuvendit dhe opozitës jashtëparlamentare, për ato cështje që mundësohen. Kashtë mbi tjergulla s’mund të vendoset më.

I bëj thirrje PD të ndalë baltën, fjalët pa kuptim, me denigrim të deputetëve të opozitës parlamentare. Kam patur nderin të punoj për shumë prej jush, historira trafikime votash, histori që nuk kanë vend, s’kanë ndodhur e s’kanë për të ndodhur. Kemi diskutuar me grupet parlamentare, kemi kaluar ligje që kanë të bëjnë me cëshje të rëndëishme të këtij vendi dhe jo për ligje që ndajnë në aspekte programore.

Në asnjë rast nuk do të negocioja vetëvrasjen e tyre politike, edhe këta kanë një të drejtë morale të kërkojnë një sistem më ‘fair’ dhe që i mundëson që qoftë në listat e ishpartive të tyre apo te ndonjë tjetrë të kthehen në këtë sallë.

Këtu ka nevojë për dy marrëveshje, një që është arritur me opozitën jashtë por edhe një marrëveshje me ju. Të sillemi si persona dhe deputetë të përgjegjshëm për momentin historik ku ndodhet Shqipëria.” u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb