TIRANE – Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami paralajmëroi dje se po afron ora e revoltës në Shqipëri. Ai postoi një video nga përplasjet e dhunshme në Mal të Zi duke shtuar se “në Malin e Zi, qytetarët kanë dalë në protesta masive kundër oligarkisë, korrupsionit dhe manipulimit të zgjedhjeve. Kërkohet largimi i qeverisë dhe kryeministrit Gjukanoviç. Me sa duket, qytetarët e vendeve të Ballkanit po ndërgjegjësohen për të çrrënjosur oligarkinë, banditizmin, korrupsionin dhe krimin. Këto janë shenjat e para”, – shkruan Islami në “Facebook”.

(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb