Surpriza më e madhe javëve të fundit është ngjitja si me ashensor e Kastriotit, teksa pas fitores së sotme 0-1 ndaj Teutës në “Loro Boriçi” të Shkodrës, është ngjitur në vendin e shtatë, duke lënë përkohësisht zonën e rrezikshme.

Goli i fitores për krutanët është shënuar në 41’. Pas një goditje dënimi, mbrojtja e Teutës gabon gjithçka të mundshme në largimin e topit, duke ia dhuruar atë brazilianit Kaina Nunjes, që me portën e boshatisur nuk gabon, duke e çuar sferën në rrjetë.

Teuta u përpoq shumë të paktën për të marrë barazim, çka do të ishte me vlerë në luftën për mbijetese, duke qenë se Kastrioti është më poshtë në renditje, por nuk ia doli. Krutanët, pasi mposhtën Tiranën dhe Skënderbeun, morën një tjetër trepikësh, ky i fundit me aromë mbijetese.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb