Nëse ka një ekip që Kastriotit i ka marrë pikët e plota në këtë sezon, ky është Kukësi. Tri fitore, 13 gola të shënuar, vetëm 2 të pësuar tregojnë se skuadra krutane është si hajmali për verilindorët.

Por ndeshja nuk i ngjan ndeshjes, për më tepër që Kastrioti është skuadra më në formë për momentin dhe do të luajë në shtëpi, në atë ku trajneri Diego Longo e quan “fushë patatesh” dhe vështirësia për të marrë sërish maksimumin shtohet edhe më shumë.

Kukësi nuk humb prej  ndeshjeve, por nga ana tjetër ka marrë 4 barazime dhe vetëm 1 fitore, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen në Evropë për të dytin vit radhazi. Verilindorët kanë vetë në dorë fatin e tyre, mjafton të mbajnë vendin e tretë, teksa aktualisht janë 4 pikë para Partizanit të vendit të katërt.

Kukësi mund të shkojë në Evropë edhe me vendin e katërt nëse Laçi fiton Kupën e Shqipërisë, por këtë skenar Longo me të tijtë nuk duan ta mendojnë, prandaj duke nisur nga ndeshja e së shtunës me Kastriotin do të kërkojnë maksimumin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb