Katari ka paralajmëruar për rreziqe serioze në Lindjen e Mesme në rast të një përshkallëzimi të ri të tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majid Al Ansari, tha se një përshkallëzim i tillë mund të ketë “pasoja katastrofike” për rajonin.
“Ne duam ta shmangim këtë sa më shumë që të jetë e mundur,” -deklaroi Al Ansari gjatë një konference për shtyp, duke theksuar nevojën për përmbajtje dhe dialog diplomatik për të ruajtur stabilitetin rajonal.
